Armë, municion luftarak dhe kanabis, arrestohet 36-vjeçari në Fier

Policia ka vënë në pranga 36-vjeçarin nga Fieri, të identifikuar si E.K për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 36-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Fier / Kontrolle intensive të shtetasve të ndryshëm dhe në çdo ambient ku dyshohet se mbahen sende të kundërligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier, operacioni policor i koduar “Zastava”.

Me armë zjarri, municion luftarak e doza kanabisi të gatshme për shitje, në banesë, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari dhe sekuestrohen sendet e kundërligjshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?