Armë, municione dhe drogë, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrëst sot në Pogradec. Sipas policisë shtetasi me iniciale J.P u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Vazhdimësia”.

I riu është dënuar me arrest me burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës për akuzën e trafikimit të armëve e municioneve dhe bimëve narkotike.

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Vazhdimësia”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të këtij operacioni u bë kapja e shtetasit në kërkim J.P.,25 vjeç, banues në Pogradec .

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i armëve dhe municioneve” ,”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme”,- njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?