Aronia, fruti çudibërës që po kultivohet në Shqipëri

Aronia, i cilësuar si një prej frutave më të shëndetshëm, për shkak të efektive pozitive ndaj disa sëmundjeve prej pak vitesh po kultivohet edhe në Shqipëri. I pari që e solli ishte një një dibran, ndërsa numri i kultivuesve po rritet për shkak se fruti ka treg të siguruar dhe një çmim që shkon në 700 lek për kilogram! Frutat e Anorias përmirësojnë qarkullimin e gjakut, ndërsa çaji i saj ka efeke pozitive ndaj sëmundjeve të veshkave.

Aronia, një bimë medicinale, fruti i të cilës konsiderohet mes frutave më të shëndetshëm në botë, për shkak të efekteve pozitive në kurimin e disa sëmundjeve po kultivohet edhe në Shqipëri

Zija Keshi, nga Maqellara e Dibrës është ndër të parët fermerë që ka nisur kultivimin e këtij fruti katër vjet më parë pasi u njoh me të në migrim. Kultivuesit e bimës mjekësore po shtohen vit pas viti, pasi Aronia ka treg të siguruar dhe çmim të kënaqshëm shitjeje në 700 lek për kilogram.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Merruni me këtë lloj biznesi. Është shumë fitimprurës. Ky është viti i dytë i prodhimit. Vjet mora 12 kuintalë dhe i kam shitur 7 mijë lekë kg. Jam shumë i kënaqur”. Bimët mjekësore kryesonjnë listën e eksporteve të produkteve bujqësore në tre mujorin e parë të vitit 2018, me një vlerë eksportesh prej 782 milion lekë, apo 2793 ton. /Ora News/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?