”Arratia” e Llallës, Gjokutaj për dënimin: Nuk u diskriminua, u hetua nga ish-vartësit

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv, foli për ”arratinë” e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ai thekson se Llalla nuk është diskriminuar në këtë çështje, sepse është hetuar nga ish-vartësit.

“Adriatik Llalla është akuzuar për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, pra nuk e ka deklaruar në formular që plotësohet për zyrtarët e lartë. Llalla nuk është diskriminuar, sepse e kanë hetuar vartësit e tij. Policia ka nisur kërkimin, 3 muaj është në kërkim kombëtar dhe pastaj i bie që të shpallet në kërkim ndërkombëtar. Llallës i duhet hequr pashaporta”, deklaroi Gjokutaj.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?