Arratiset nga burgu Petrit Ndoci, nuk kthehet më pas përfundimit të lejes. Letra që la për familjarët

Petrit Ndoci, i dënuar për vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje pa leje, është shpallur në kërkim pasi nuk është kthyer në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes.

Ndoci duhej të kthehej sot në orën 12:30 në institucionin e vuajtjes së dënimit, por nuk është paraqitur.

Sipas informacioneve paraprake, vëllai i tij ka deklaruar se Petrit Ndoci kishte lënë një letër për familjarët, ku shkruante: “Po largohem, ju dua shumë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndoci po vuante dënimin për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Mësohet se atij i kishin mbetur rreth dy vite burgim për të përfunduar dënimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?