Arratiset nga Shqipëria pas deklaratave në “DITA” dhe “Koha Jonë” Andrea Dimushi ish-shef i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) për Kavajën gjatë viteve 1992-1994

 

Andrea Dimushi ish-shef i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK)  për Kavajën gjatë viteve 1992-1994 është arratisur nga Shqipëria pas kërcënimeve për jetën që i janë bërë nga persona të panjohur, por janë ish-shikas. Dimushi është një prej pak drejtuesve të lartë të shërbimit famëkeq gjatë viteve 1991-1997, i cili ka pranuar të flasë hapur për anën e errëta të veprimtarisë së SHIK gjatë kësaj kohe. Largimi nga Shqipëria është konfirmuar sot për gazetën “Koha Jonë” nga vet Dimushi, i cili ka pranuar se është kërcënuar nga persona të panjohur, të cilët i kanë shkuar në shtëpi në mesnatë dhe i kanë  thënë se " po fole më për SHIK-un do të zhdukesh". Dje Dimushi dha një intervistë ekskluzive për “Koha Jonë” ku rrëfeu për një plan të vitit 1994 për djegien e gazetës “Koha Jonë”. Më parë kishte folur dhe për gazetën “DITA”. Kërkesa për djegien e gazetës në vitin 1994, Dimushit, në atë kohë drejtor i SHIK në Kavajë, i është bërë nga vet numri një i shërbimit sekret Bashkim Gazidede. Djegia e gazetës u bë tre vite më pas nga persona të tjerë. Por Andrea Dimushi është zyrtari i parë  i SHIK që pranon hapur se prej kohësh vetë kreu i SHIK, Gazidede ishte kujdesur në hartimin e një plani për djegien e redaksisë së “Koha Jonë”, siç edhe ndodhi disa vite më pas ku Gazidede natën e 2 mars 1997 u emerua komandant i përgjithshem për aksionin kundra "rebeluesve". E po atë u dogj dhe u qellua me armë redaksia e gazetes. Në raportet e policisë për djegien e gazetës në 3 mars të vitit 1997 rezulton se detajet dhe metoda e përdor nuk ndryshon nga ajo e plantit të vitit 1994 për të cilin flet Dimushi në intervistë. Veç kësaj, Dimushi ka botuar një seri artikujsh në gazetën “Dita” ku ka folur për ngjarje të tjera të errëta gjatë viteve 1991-1997. Djegia e gazetës “Koha Jonë”, thyerja e embargos së naftës dhe armëve gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, vrasja e Remzi Hoxhës si dhe një sërë ngjarjesh të tjera duket se kanë sjellë dhe kërcënimin ndaj ish-drejtuesit të SHIK. Dimushi tashmë ndodhet sot ndodhet jashtë Shqipërisë dhe nuk dihet nëse institucionet kanë marrë në mënyrë ligjore dëshmitë e tij mjaft të vlefshme për zbardhjen e shumë ngjarjeve.

Dimushi rrëfeu  për gazetën “Dita” largimin e tij dhe ka pohuar si më poshtë:

Më kanë kërcënuar në telefon. Kush më kë karcënuar?

Kuptohet, kush tjetër do kish interes të më kërcënonte me jetë?!

Janë falangat e vjetra ende aktive në jetën tonë. Janë po ata që në atë kohë (nën mbretërinë e Saliut të parë) të merrnin edhe jetën për një fjalë e cila ju hapte probleme.

 “Ata njerëz unë i njoh mirë, nuk ndryshojnë as bindjet dhe as metodat. Janë hija e Saliut në krye të atyre institucioneve… dhe është e kuptueshme për të gjithë se i shërbejnë fare mirë qëllimeve të mbrapshta të tij.

Vetëm të mendosh që në fillimet e punës së tij dërgoi një qarkore për të verifikuar gjithë drejtuesit e vendosur rishtas. Kjo është hapur thyerje e ligjit.

Ky është një mentalitet bolshevik që nuk shkulet kollaj. Edhe për shoqërues nuk gjeti më të mirë se shoqëruesin e Sali Berishës…”, vijon ai.

Para një jave më kërcënuan.

Në derë të shtëpisë më trokitën pa ndrojtje fare…

Po fole më, do të presim kokën, më thanë…

Ishte mbrëmje e shkalla ime nuk ka dritë, por ndriçimi që binte nga korridori i banesës më bëri të dalloj dhe armët që mbanin me vete.

Të kenë qenë njerëz të SHIK-ut ata, apo doras të Berishës?

Nuk di të them më shumë në këtë drejtim… por sigurisht janë njerëz që i kanë prekur ato që kam shkruar apo mendimi se mund të shkruaj më shumë.

Sepse unë di shumë për pisllëqet dhe krimet e regjimit të parë të Berishës”, shprehet ai.

Dimushi bën edhe një akuzë të rëndë për vrasësit e Remzi Hoxhës.

Për Remziun do flas një herë tjetër…

Për tani mund të them vetëm kaq: Mos i kërkoni vrasësit e Remziut jashtë shtetit, në vende të tjera.

 Ata janë këtu, në mes të Tiranës…

SHKARKO APP