Arratisja e Altin Ndocit, gazetarja Lala: Pse qëndroi në burg të sigurisë së ulët? Duhet hetim për këtë

Gazetarja Klodiana Lala komentoi arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit, duke ngritur dyshime se ngjarja nuk ka qenë e rastësishme, por e planifikuar.

Ajo vuri në dukje se ende nuk janë dhënë sqarime për arsyen pse Ndoci ka qëndruar në një burg të sigurisë së ulët, në vend që të mbahej në një institucion të sigurisë së lartë siç ishte parashikuar.

”Mendoj se ka pasur bashkëpunëtorë jashtë që e kanë ndihmuar në lëvizjen e tij dhe kam dyshime edhe për bashkëpunëtorë ose informatorë brenda sistemit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga maji i vitit 2020 nuk ka pasur hetim të thelluar nga prokuroria për mënyrën se si Ndoci u vlerësua si i sigurisë së ulët dhe për mungesën e zbatimit të protokolleve të sigurisë gjatë paraburgimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk u dhënë kurrë sqarime për arsyen pse Ndoci ka qëndruar në një burg të sigurisë së ulët, në vend që të mbahej në një institucion të sigurisë së lartë siç ishte parashikuar”,-tha në studion e “Të Paekspozuarve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?