Arratisja e dështuar nga burgu i Fushë Krujës, zbardhen detaje

Zbardhen detaje të reja në lidhje me tentativën e arratisjes nga burgu i Fushë Krujës. Ngjarja është zbuluar gjatë ditës së djeshme gjatë kontrolleve të policisë.

Në lidhje me ngjarjen, Ministria e Drejtësisë ka dhënë edhe detaje për këtë ngjarje.

Në datë 01 maj 2018, rreth orës 11:52, gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi i sigurisë, në godinën B (siguria e zakonshme), në njërën prej dhomave të katit të parë është konstatuar dëmtim i hekurave të zgarës së dritares së kësaj dhome.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë janë marrë masa për sigurimin e të dënuarve që ndodheshin në këtë dhomë si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vend kanë shkuar grupe inspektimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve si dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, ndërsa është njoftuar edhe Komisariati i Policisë së Fushë Krujës.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se dhoma ishte e sigurisë së ulët dhe shpesh herë ishte përdorur për akomodimin e personave të paraburgosur. Pesë personat që ndodheshin aktualisht në këtë dhomë, ishin aty prej jo më shumë se 15 ditësh.

Hetimet e mëtejshme do të bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore për autorët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?