Arratisja e shqiptarëve, ”alienët” prenë kangjellat
Për arratisjen e dy shqiptarëve dhe dy të tjerëve nga burgu i Tirinthas në Greqi, mësohen të tjera detaje. Mediet fqinje raportojnë se arratisja e të dënuarve u vu re në orën 11:40 të paradites së djeshme, ku zyrtarët e burgut zbuluan se katër të burgosurit e huaj, 2 shqiptarë, një maroken dhe një egjiptiani mungonin.
Ata bënë kontroll në repartin ku mbaheshin dhe u konstatua se kishin arritur të shpëtonin duke prerë kangjellat dhe më pas kishin dalë jashtë gardhit. Në periferi të burgut nuk ka asnjë masë sigurie, kështu që katër ”alienët” arrijnë të shpëtojnë pa u vërejtur dhe ndjekur.
Policia është vënë në ndjekje të tyre deri në orët e vona të natës por kërkimet kanë qenë të pafrytshme. Dy nga të arratisurit janë shtetas shqiptarë, 27 dhe 48, të cilët u dënuan përkatësisht me gjashtë dhe njëmbëdhjetë vjet burg. Marokeni 42-vjeçar ishte i dënuar me tetë vjet burg për trafik droge dhe një tjetër egjiptian 24-vjeçar, ishte dënuar me gjashtë vjet për grabitje.
KOHA JONË SONDAZH

