“Arratisje” në fundjavë, Gjirokastra destinacion kryesor – 48,273 turistë të huaj dhe vendas “pushtojnë” kalanë në korrik
Jo vetëm det në fundjavë, por edhe trashëgimi kulturore. Gjirokastra është një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj gjatë këtij sezoni. “Qyteti i gurtë”, prej 20 vitesh është pjesë e trashëgimisë botërore UNESCO duke u kthyer në një prej pikave kryesore dhe më të veçanta në Shqipëri, jo vetëm për shkak të arkitekturës, historisë, traditës, por edhe për kulinarinë dhe aktivitetet e shumta.
Më e frekuentuar është gjatë fundjavave, ku vec turistëve të huaj, ka edhe shumë vizitorë vendas. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bëri të ditur se, gjatë muajit korrik, vetëm në Kalanë e Gjirokastrës, u regjistrua 34% vizitorë më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Me potencialin dhe promovimin që po i bëhet, Gjirokastra është tejet atraktive për turistë nga mbarë bota.
“Ajo që më goditi sapo erdha në këtë qytet, ishte kjo kala madhështore, influence e saj ndër vite dhe historia. Panorama është e mrekullueshme dhe mallet perreth janë magjike” – thotë një turiste.
“Me kënaqësi erdha së bashku me familjen time nga Portugalia. Është nje destinacion unik I fshehur mes maleshdhe që mesiguri do të na kënaqë edhe më tepër kur të përfundojmë gjithë vizitat. Gjirokastra ishte një nga top 5 destinacionet për ta vizituar në Shqipëri” – thotë turisti nga Portugalia.
“Për aq sa kemi viztuar në këto orë qëndrimi në këtë qytet, është mjaft i bukur. Rrugicat karakteristike dhe shtëpitë e gurta, janë shumë të veccanta. Tani jam duke vizituar kalanë” – thotë Sebastian nga Gjermania.
48,273 vizitorë u regjistruan gjatë muajit korrik, ndërkohë edhe java e parë e gushtit ka sjellë mjaft vizitorë nga vende të ndryshme, fluks i cili ka sjellë më shumë të ardhura për biznesin në qytetin e gurtë.
Scan TV
KOHA JONË SONDAZH

