FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestohet në Tiranë turku që transportonte emigrantë kundrejt 3000 euro

Finalizohet faza e nëntë e operacionit të koduar “Relay” nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, duke goditur veprimtarinë kriminale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve.

Shtetasi turk G. K., 26 vjeç, u kap në flagrancë në aksin rrugor Kashar–Thumanë, duke transportuar me automjet 3 emigrantë drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 3,000 euro për person. Automjeti dhe 3 celularë u sekuestruan si prova materiale.

Hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës për identifikimin dhe ndëshkimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?