Arrestime në doganë: Dy turq tentojnë të dalin nga Shqipëria me karta të falsifikuara

Policia ka arrestuar në Doganën e Muriqani dy shtetas turq që kanë tentuar të dalin nga Shqipëria me karta identiteti të falsifikuara,.

Drejtoria e Kufirit arrestoi Malik Ejder , 36 vjeç dhe Bayram Çekir, 34 vjeç, të dy me banim në Turqi.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë procesit të rregjistrimit në dalje nga Republika e Shqiperisë në P.K.K Muriqan janë paraqitur me kartë identiteti rumune, të cilat dyshohen të jenë të fallsifikuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkoder, për veprën penale “Fallsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, e parashikuar nga neni 189 Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?