Arrestime për drogë gjatë natës në Itali, në pranga shqiptarja me dy vëllezërit

Urdhra të rinj arresti janë lëshuar në një operacion të madh kundër drogës në Campobasso, Itali të udhëhequr nga DDA dhe të zhvilluar nga karabinierët e Ros gjatë natës. Gjashtë urdhër arreste për burgim, 4 për arrest shtëpie, 13 për hetim për një trafik droge të organizuar nga shqiptarë dhe italianë.

Nga ora 4 e mëngjesit, 10 persona, banues në Termoli, Portocannone e Campomarino, janë dërguar në paraburgim ose me masa të tjera shtrënguese.

Akuza ndaj tyre: grupe kriminale që synojnë trafikun e drogës, marihuanën, por më së shumti, kokainën dhe heroinën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total janë 13 të dyshuar, nga të cilët 5 gra; njëra italiane në Termoli dhe tjetra shqiptare me banim në Campomarino me dy vëllezërit e saj, edhe ata të ndëshkuar nga urdhër arrestet e lëshuar nga ana e gjyqtares Teresina Pepe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia i kishte vëzhguar vendet ku banonin kryesisht shqiptarët, që merreshin me importin dhe shitjen e drogës në territor dhe e kanë ndërtuar të plotë skemën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?