Arrestimi i Berishës? Kryemadhi: Vetë do të përballesha me drejtësinë, edhe po të ishte Rama kreu i SPAK-ut
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se drejtësia në rastin e Berishës ka vepruar me dy standarde, dhe se masa është marrë një mënyrë të paligjshme, megjithatë ajo është e mendimit se vetë do të përballej me drejtësinë, edhe nëse Rama të ishte kreu i SPAK-ut.
”Për mendimin tim deputeti s’ka nevojë të ketë imunitet. Nëse është lojë e SPAK dhe GJKKO se ka probleme me drejtësinë nga ana tjetër mendoj se i dha argumentin dhe shumë juristëve dhe ndërkombëtarëve që kanë qenë skeptikë për Reformën në Drejtësi, kërcet.
A është bërë të cenohet Reforma? Pse përdorni 3 standarde. Drejtësia nuk po përdor të njëjtin standard. Unë në Komision të Ligjeve do të thojë hajde më kërko heqjen e imunitetit jo ndryshimin e masës. Është kauzë e mirë për opozitën.
I jepet shansi opozitës të bashkohet të krijojë frymën dhe shpresën për të thënë se tashmë unë po ta deklaroj haptas se ke një qeveri autoritare. Rama se lë Bashën të bashkohet me PD-në. Basha ka problemet e veta ligjore. Kur i bën gropën shokut bie vet brenda! Ka bërë shumë gropa. Kanë rënë shokët por do bjerë më shumë vet. Për mua edhe Edi Rama të jetë kryetar i SPAK jam për tu ballafaquar me drejtësinë”,-tha Kryemadhi.