Arrestimi i dy ish-deputetëve të PS, Ylli Rakipi: Është përplasje artificiale me krimin

Gazetari Ylli Rakipi e konsideron “përplasje artificiale me krimin” aksionet e fundit të Policisë Shtetit, ku midis të tjerëve janë arrestuar edhe dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Në emisionin ‘5 Pyetjet’ në Report Tv, Rakipi bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama për këtë situatë pasi Ndoka dhe deputetë të tjerë me probleme me drejtësinë u bënë pjesë e Kuvendit nga vetë kryetari i PS.

“Është përplasje artificiale me krimin. Arben Ndoka, qeveria ka 6 vite në pushtet. Ndokën e morën nga bota e krimit, e çuan në parlament. I larguar nga dekriminalizimi, ishte në punën  e tij të zakonshme. Bëri tërë atë ngjitje në zyrat e shtetit, të mos habitemi. Të marrim një e nga një, nga Durrësi, Saranda etj, kjo do të thotë që ti në këtë mënyrë e ke qeverisur këtë vend. Ti je përgjegjës për këto që kanë ndodhur. Kjo të çon në këtë logjikë”, u shpreh Rakipi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ylli Rakipi ngriti dyshime edhe për aksionin për mbylljen e pikave të basteve dhe kazinove, duke theksuar se shumë deputetë socialistë kanë interesa në këtë industri, ndaj Rama nuk do të ketë sukses.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Iu tha që do mbyllte bastoret, po mirë? Kush e ndërtoi këtë industri? E mbani mend ‘Fundin e Marrëzisë?’ Gati-gati, nxorri tanket. Ai doli me ‘Fundin e Marrëzisë’, ku shumica e deputetëve kanë fitime. Kanë drejtëpërdrejt këtë biznes, këto para shkojnë në xhepin e tij. Për mua le të mbyllen një orë e më parë, por ky duhet të mendojë shumë mirë çfarë do bëjë”, tha Rakipi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?