Arrestimi i Enertilës, kushurira hedh dyshime të forta: Hetoni, se në tokat e saj duan të ngrenë landfil
Kushërira e Enertila Beqaj, e cila u arrestua nga Policia me akuzën e mashtrimit dhe zhvatjes së 60 milionë lekëve një të riu, ka hedhur disa dyshime të forta lidhur me arrestimin dhe sekuestrimin e shtëpisë së familjes Beqaj.
“Dyshoj se jo gjithçka është si duket, ka deklaruar kushuria. – Familja e Enertilës ka një tokë në fund të rrugës dhe aty është thënë që do të ndërtohet një landfill. Punimet kanë nisur pak kohë më parë. Unë nuk e besoj 30-vjeçarin që thotë se nuk e dinte se çfarë po bëjnte. Dushoj se ai e ka ditur shumë mirë atë që ka bërë në tre vjet. Policia dhe prokuroria duhet të hetojnë më shumë sepse dyshoj se e gjithë kjo mund të bëhet për pronën që ka vajza. Prindërit e saj janë të sëmurë, ajo e sëmurë në burg. Por dyshoj fort që e vetme nuk mund ta ketë bërë, sepse mund të ketë qenë njeri tjetër në lojë, dhe mund t’ja kenë lënë në dorë asaj të gjithë këtë skandal”,- tha kushërira e saj e cila punon në një institucion shtetëror. “

