Arrestimi i Hasanit që u vetëvra në burg, zbardhet dinamika e vjedhjes

Bilbil Hasani i cili u gjet i vetëvrarë në qelinë e paraburgimit tek 313, ishte arrestuar më 9 dhjetor 2019, për një vjedhje të ndodhur në autobusin e linjës së stacionit të trenit. 43-vjeçari u vu në pranga pasi një shtetas A.D e akuzoi për vjedhjen e portofolit.

Nga rrëfimi i tij, qytetari po shkonte tek Tregu Industrial së bashku me bashkëshorten dhe në momentin kur urbani kishte qëndruar tek stacioni përballë restorat “Durrësit”, Hasani ka futur dorën në xhepin e Dedës dhe ka vjedhur portofolin, brenda të cilit kishte 15.200 lekë dhe dokumenta të tjera.

Pasi ka konstatuar këtë fakt, A.D është vënë në ndjekje të autorit, i cili në vrap e sipër e ka hedhur portofolin dhe pak më tutje Hasani u kap në flagrancë nga qytetari, i cili ka njoftuar policinë dhe në ndihmë i ka ardhur edhe një shtetas tjetër që e kanë mbajtur 43-vjeçarin derisa ka ardhur policia. Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar caktimin e masës së sigurisë ”arrest me burg”, masë që ishte pranuar edhe nga gjyqtari Ardian Kalia. Pas zhvillimit të seancës paraprake ishte vendosur kalimi i çështjes për gjykim.

SHKARKO APP