Arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka, Klodiana Lala: Në orët në vijim do…
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje te reja nga arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Nga ambientet e SPAK, gazetarja Klodiana Lala tha se ish-ministri Koka është arrestuar në qytetin e Durrësit dhe pritet të sillet në Tiranë, ku prokurorët e Prokurorisë së Posaçme do t’i ofrojnë të drejtën që ai të japë shpjegimet e tij.
Siç bën të ditur gazetarja Lala, gjatë këtyre muajve që Lefter Koka ka qenë nën hetim, SPAK ka kryer kontrolle në bizneset e tij, në dokumentacionet e Ministrisë së Mjedisit, që ai ka drejtuar, si dhe ka kërkuar informacione nga institucionet shtetërore, duke sekuestruar një sërë materialesh dhe duke bërë që sot ta çojë pas hekurave ish-ministrin e LSI.
Ndërkohë, gazetarja Lala thekson se në orët në vijim mund të ketë të tjera arrestime, pasi dosja e inceneratorëve është një nga aferat më të mëdha të kohëve të fundit.
KOHA JONË SONDAZH

