Arrestimi i kolegëve, mjekët protestë në maternitet
Mjekët gjinekologë në maternitetin “Koço Gliozheni” zhvilluan sot në orën 11:00 një protestë të heshtur kundër arrestimit të dy kolegëve të tyre, lidhur me vdekjen në këtë maternitet të nënës së bashku me foshnjën e saj 9-muajshe në bark.
Me dy mjekët e arrestuar janë solidarizuar edhe materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet, por edhe mjekët gjinekologë në spitalet e rretheve si Fier dhe Vlorë.
Dy mjekët e ndaluar nga policia akuzohet për mjekim të pakujdeshëm. Ata do të dalin para gjykatës për masën e sigurisë pasditen e sotme ose nesër.
KOHA JONË SONDAZH

