Arrestimi i Metës, shoferi: Menduam se po na grabisnin
Gjatë konferencës për mediat, shoferi me të cilin udhëtonte Ilir Meta, Artemis Peca ka treguar momentin e arrestimit. Ai u shpreh se nuk kishte asnjë vendim për të ndaluar kreun e PL-së, ndërsa hodhi akuza ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.
“Ne po vinim me makinë dhe po vinin disa makina nga pas dhe unë ula shpejtësinë dhe më pas na rrethuan makinën. Pastaj dolën disa banditë me maska dhe nuk kishin as uniformë dhe kishin armë dhe na hapën dyert dhe na thanë hajdeni me ne.
Ne menduam se po na grabisnin dhe në një moment u trembëm, por kur pash një makinë policie mendova se ishte policia e Ramës dhe Dumanit dhe nuk kishin asnjë vendim. Na shoqëruan në komisiariat dhe ata kur shkuam atje nuk bënë asnjë veprim sepse prisnin urdhra nga Dumani vinin vërdall dhe korridore dhe flisnin në telefona. Ishte një akt i tmerrshëm”, tha ai.