Arrestimi i Mimoza Margjekës, flet avokati i saj: Standarde të dyfishta në hetim

Avokati i gjyqtares së Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka e cila u arrestua bashkë me 4 persona të tjerë të akuzuar për korrupsion pasiv dhe aktiv, ka akuzuar prokurorinë për veprime me dy standarte.

Mbrojtësi ligjor Ilia Ilia ka ngritur dyshime në lidhje me hetimet duke pohuar se ato kanë qenë selektive për gjyqtaren dhe kolegët e saj u përdorën standarte të dyfishta.

Avokati: Dritëhijet janë prezente. Në përgjimet e bëra konstatohet që avokati i thotë individëve të interesuar u kërkon një votë. Votën e Mimoza Margjekës që thotë se ka mbaruar punë me këto të tjerët. Nuk kanë arritur të ndikojnë tek Mimoza Margjeka ndërkohë u del  dhe u thotë personi i interesuar që takova avokatin e një individi tjetër dhe më tha që kam mbaruar punë me 7500 euro me kryetarin e trupit gjykues. Në këtë rast, as ndaj asaj avokateje as ndaj kryetarit të gjykatës nuk ka procedim të regjistruar.

Seanca ku do të bëhej verifikimi i kushteve të masës së sigurisë do ët zhvillohet paraditen e së shtunës (12 shtator).

Gjykata e posaçme ka vendosur në mungesë masën me arrest me burg për Arben Carën, bashkëshortin e gjyqtares, Neiton Balin dhe Klaudio Zhilla.

Ndërsa për gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe avokatin Skënder Demiraj u vendos masa arrest në shtëpi.

Sipas prokurorisë Demiraj akuzohej se i dha 6 mijë euro bashkëshortit të gjyqtares për t’i ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në garanci pasurore për Orion Balin.

Ky i fundit është arrestuar për veprën penale kalim i paligjshëm i kufirit.

SHKARKO APP