Arrestimi i mjekut kirurg, përgjimet zbuluan videot int*me në chat grup

Detaje të rënda mësohen lidhur me abuzimin 2-vjeçar me një të mitur që u zbulua në Tiranë dhe policia ka arrestuar mjekun kirurg Dervish Hasi.

Sipas ”Top Channel”, përmes përgjimeve dhe komunikimeve që vajza e mitur ka kryer me 42-vjeçarin Hasi është zbuluar se ata kishin një grup chat-i në të cilin flisnin dhe ndanin video intime të gjithë, bashkë më gratë e tjera të 42-vjeçarit.

Hasi njihet si besimtar mysliman kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi dhe të miturën e prezantonte si bashkëshorten e tij të katërt. Sipas ”Report TV”, e mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.

Hasi është një person i njohur për policinë. Me profesion mjek, ai ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP