Arrestimi i mjekut, PD-ja: Show për të mbuluar skandalin e mbylljes së shkollës “Mehmet Akif”

Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e bujshëm me forca të shumta policie të mjekut anestezist në spitalin e Traumës, i cili u kap duke marrë ryshfet. Për të PD-ja, ky spektakël mediatik i Ramës bëhet për të mbuluar skandalin e mbylljes së shkollës turke Mehmet Akif”.

“Arrestimi sa për t’i frikësuar shqiptarët, për t’i dhënë mesazhin e terrorit, ishte një shfaqje e shëmtuar e një inferiori më gen që bën të fortin me të dobëtit dhe përkëdhel kriminelët.

Shfaqja që bëri policia me regji e Edi Ramës, tenton të denigrojë figurën e mjekut duke qenë se ata kanë ndikim të madh në shoqëri.

Shfaqja u bë për të mbuluar veprimin e fundit jonormal të Ramës; mbylljes së shkollës Mehmet Akif me të cilën Edi Rama dëshmoi qartë se është i marrë peng prej Erdoganit dhe po e bën Shqipërinë një shtet satelit të Turqisë”, thuhet në reagim.

SHKARKO APP