Arrestimi në Tiranë i ish-anëtarit të UÇK-së, reagon Policia

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me arrestimin e ish-anëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Sipas policisë, Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së Goxhajt si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj 45 vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, avokati i Dritan Goxhajt u shpreh se në këtë arrestim sheh “duar të zgjatura të Serbisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në këtë përfundim, konstatoj duar të zgjatura të Serbisë për t’i çuar luftëtarët e UÇK në giotinë. Më tej do të shikojmë kërkesa për ekstradim. Nuk është një procedurë që bëhet menjëherë. E vërteta sado të zhytet, nuk mundet, Dritani di të durojë sepse ka duruar edhe makinerinë e plumbave serbe”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?