Arrestohen 3 adoleshentë, mashtruan dhe i morën paratë vajzës së vogël

Tre adoleshentë nga Elbasani kanë mashtruar një vajzë të mitur, që e kishin në lagje duke i marr një sasi lekësh. Ngjarja është denoncuar më pas nga prindërit e vajzës e cila ka treguar me detaje ngjarjen.

Sipas bluve të këtij qyteti, janë ndaluar nga ana e policisë 15-vjeçarët me inicialet G. B., G. P., dhe S. P.

Ata u ndaluan pas kallëzimit të nënës së 12-vjeçares, me iniciale V. H. nga Elbasani. Sipas saj, nëpërmjet kanosjes, të rinjtë i kanë marrë një sasi lekësh vajzës.

SHKARKO APP