Arrestohen 3 të rinj në Tiranë, mes tyre një vajzë

Një opercion policor i koduar “Pararoja” është zhvilluar ditën e sotme dhe si rezultat kanë rënë në pranga tre të rinj.  Policia bën me dije se pas informacioneve të marra se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Devolli drejt Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin në vendet fqinje, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan operacionin.

Si rezultat  u bë arrestimi në flagrancë i Isuf Durmishllari, 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”; Andrea Veisi, 22 vjeç dhe Joana Sageri, 20 vjeçe.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në hyrje të Tiranës, duke transportuar 3 emigrantë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit monetar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Andrea Veisi bënte transportin e emigrantëve, me një automjet “Mercedes Benz”, ndërsa Isuf Durmishllari dhe Joana Sageri qarkullonin me një mjet tjetër përpara Andrea Veisi për ta informuar atë nëse kishte shërbime policore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 3 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?