Arrestohen 5 hajdutë në Berat, dy prej tyre roje në një firmë private
Policia e Beratit ka vënë në pranga dy roje private që vidhnin naftën e makinerive të firmës ku ishin të punësuar si dhe tre ish-hajdutë që kishin vjedhur materialet e ndërtimit në një firmë private.
Mësohet se të arrestuarit janë Ardit Pajo 23 vjeç, banues në Urë Vajgurore dhe Blerim Rapi 36 vjeç, banues në Berat, me detyrë roje pranë po të njëjtës kompani. Ata janë kapur në flagrancë duke vjedhur naftën e makinerive të cilat i kishin në ruajtje.
Gjithashtu po më datë 14.01.2017, forcat e policië arrestuan në flagrancë 3 shtetas të tjerë, konkretisht: M.R 18 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, F.P, 16 vjeç dhe N.M 18 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
Ata u kapën në flagrancë nga forcat e policisë duke vjedhur sende dhe materiale ndërtimi në një ndërmarjen private.

