Arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale në Durrës
Pesë persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës u arrestua në 36-vjeçari A. R., banues në Norvegji dhe u procedua penalisht 24-vjeçarja F. H., banuese në Turqi, pasi në PKK Port Durrës, 36-vjeçari ka ndihmuar 24-vjeçaren, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Gjithashtu nga specialistët e Krimit Ekonomik të Durrësit u bë kapja dhe ndalimi i 32-vjeçarit A.P., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 13.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim L. V., 24 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, më datë 17.07.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjithashtu është arrestuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasi S. B., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi në terminalin e pasagjerëve në PKK Durrës, ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë të Kufirit.
Më tej specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Xhavzotaj Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.