Arrestohen 5 shqiptarët, bënin kërdinë në shtëpitë e bankomatet spanjolle

Policia në Spanjë ka arrestuar pjestarët e një bande shqiptarësh në Madrid. Ata kishin kryer një numër të madh vjedhjesh në territorin e Spanjës.

Operacioni i koduar “Operation Butrov”, u krijua pas raportimit të shumë vjedhjeve në shtëpi dhe zona industriale në A Coruña.

Për arrestimin e grupit u desh bashkëpunimi i forcave policore nga rajone të ndryshme të Spanjës pasi kishte qenë e vështirë të binin në gjurmimin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur ata përgatitnin vjedhjet, gjëja e parë që bënin ishte marrja me qera e një shtëpie ku jetonin shqiptarë të tjerë. Kjo bëhej me qëllim që të mos dokumentonin lëvizjet e tyre. Grupi ishte specializuar në vjedhje anijesh industriale, shtëpi dhe bankomate. Vjedhja e këtyre të fundit bëri që ata të binin në gjurmët e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grabitjet e bankomatëve ishin bërë në Madrid, Guipúzcoa, Ciudad Real dhe A Coruña.

Të arrestuarit janë pesë persona, të moshave nga 24 në 41 vjec. Ata nuk ishin emra të panjohur për drejtësinë spanjolle dhe kishin urdhra ekspulsi nga Spanja. Gjatë arrestimit atyre ju gjetën dokumenta identifikimi false.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?