Arrestohen 6 persona në Fier, akuzohen për vepra të ndryshme penale

Policia e Fierit ka arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se në pranga është vënë Dëfrim Çela, 57 vjeç, banues në fshatin Visokë, Patos, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike”

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, kanë arrestuar Ledian Kola, 51 vjeç, banues në Roskovec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është arrestuar Athanasios Piperi, 57 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja e Fierit” Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave ” parashikuar nga Neni 189 i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, kanë prangosur Dritan Osmani, 32 vjeç, banues në lagjen “1 Maj” Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar atë me 1 muaj  e 10 ditë burg për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt”.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Patos, kanë vënë në pranga Dyler Delishi, 60 vjeç, banues në fshatin Portëz, Patos, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka arrestuar Dionis Gjini, 23 vjeç, banues në Divjakë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, e ka dënuar me 3 muaj e 19 ditë burg për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vjedhje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?