Arrestohen 8 shtetas në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. H., 35 vjeç dhe E. H., 33 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në magazinën e shtetasit Xh. K., 58 vjeç, kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasin R. F., 20 vjeç, pasi dyshonin se shtetasi R. F. ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. K.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. V., 24 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti).

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. P., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Y. L., 30 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin T. B., 78 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– E. Sh., 31 vjeç dhe R. T., 37 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– M. M., 29 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në “Don Bosko”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër, dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale.

SHKARKO APP