Arrestohen autorët e vrasjes së dy të rinjve në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur të ish-Ekspozita dy netë më parë. Ata janë:

Sael Sulaj, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,

Vasiel Çavo, 23 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Tiranës

Këta shtetas kanë pranuar autorësinë e krimit të kryer në bashkpunim me njëri- tjetrin. Shkak i këtij konflikti ka qënë zonat e shpërndarjes së lëndës narkotike për të cilën shtetasi Elvis Gaçaj së bashku me shokë të tij pak muaj më parë kanë dhunuar shtetasit Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo pasi këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në zonën e shtetasit Elvis Gaçaj.

Në lidhje me këtë ngjarje është bërë e mundur gjetja dhe fiksimi si provë materiale xhupit te përdorur nga autorët e krimit.

Në atentat mbetën të vrarë Kevin Rugova, 22 vjeç dhe Aurora Oskian, 30 vjeç.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri u plagos rëndë shtetasi: Elvis Gaçaj, 40 vjeç, i dënuar më parë, si dhe shtetasja Eda Gjura, 26 vjeç.

Materialet proceduriale do te referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkpunim” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak”.

SHKARKO APP