Arrestohen dy persona në Tiranë, hodhën silenciatorin me 3 fishekë sapo panë policinë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi sapo kanë parë policinë kanë hedhur nga automjeti një silenciator dhe 3 fishekë.

Në pranga kanë rënë shtetasit P. T., 31 vjeç, banues në Pezë Helmës, dhe D. H., 45 vjeç, banues në Librazhd.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. P. (L)., 30 vjeç, banues në Surrel, pasi ka ndërtuar një objekt, në tejkalim të lejes së dhënë nga organet kompetente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?