Arrestohen dy policët që dhunuan gazetarët. Ishin të dehur
Dy efektivët e policisë së Pogradecit që u denoncuan nga disa gazetarë për dhunë, janë arrestuar. Policia njoftoi se ata iu nënshtruan testit të alkoolit dhe rezultoi se konsumi ishte mbi normat. Për një efektive policie që ishte pjesë e patrullës që ndaluan gazetarët u vendos procedim disiplinor. Grupi i xhirimit i Neës 24 i denoncoi policët se ushtruan dhunë ndaj kameramanit, duke e tërhequr zvarrë për ta futur në makinë, pasi ai i kishte filmuar. Ky rast i rëndë vjen në një kohë kur policia ka njoftuar se ka ndërmarrë një aksion të gjerë në shkallë vendi për të penalizuar drejtuesit e mjeteve për konsumim të alkoolit dhe shkelje të rregullave të qarkullimit. Vetëm në 24 orët e fundit policia njoftoi se janë vendosur 1871 masa administrative për drejtues që kanë shkelur rregullat. 7 persona u gjetën duke drejtuar makinat në gjendje të dehur. Nuk dihet se sa nga këto masa janë marrë nga dy policët e Pogradecit, që kishin dalë në shërbim për kontroll nën efektin e alkoolit. /Lapsi.al
Njoftimi i policisë për masat e policisë rrugore:
KOHA JONË SONDAZH

