Arrestohen dy shqiptarë në Romë, rrahën indianin me aftësi të kufizuara

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane e Romës pasi ushtruan dhunë mbi një shtetas Indian me aftësi të kufizuar. Eduart Moni, 33 vjeç dhe Roland Dauti, 32, u vunë në pranga pasi u identifikuan  për aktin e kryer. Eduart Moni u kap direkt nga forcat e rendit, ndërsa Dauti arriti të largohej nga autobuzi por edhe ky nuk mundi t’i shpëtonte policisë më shumë se disa minuta. Nuk dihen ende motive që i shtynë shqiptarët të rrihnin minorenin me aftësi të kufizuar, por dëshmitarët tregojnë se pasi e kanë ofenduar, ata filluan ta godisnin me grushta. Dy shtetasit shqiptarët u transportuan në komisariatin më të afërt dhe u morën në pyetje. Aktualisht tani ata ndodhen në arrest shtëpie dhe së shpejti do gjykohen për lëndime të rënda.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?