Arrestohen dy të rinj, iu kapën… dy cigare hashash
Ndërkohë që vijojnë aksionet për asgjësimin e plantacioneve me kanabis në të githë territorin e vendit, policia ka arrestuar dje gjithashtu edhe dy shtetas sepse iu kapen në xhepa….dy doza me këtë lloj droge.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se dje u arrestua shtetasi Alban K., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Atij iu gjeten dhe bllokuan dy doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Me të njëjtën akuzë dhe të njëjtën sasi droge të bllokuar është arrestuar edhe shtetasi Erlind N, 25 vjeç nga Lushnja.
Me çmimin aktual të tregut, kjo sasi vlen mesatarisht 1 000 lekë të reja.
KOHA JONË SONDAZH

