Arrestohen dy të rinj në Vlorë, lëviznin pa targa dhe pa patentë

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë dy të rinj, pasi nuk kanë qenë të pajisur me targa dhe leje drejtimi të rregulltë.

Albano Sinanaj, 24 vjeç dhe Marjol Bega, 25 vjeç, të dy banues në vlorë, drejtonin një motor Yamaha dhe një makinë tip “Fiat” pa dokumentacionin përkatës.

Njoftimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlorë

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor!

1- Albano Sinanaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar motorin tip Yamaha 650 ç, pa targa, pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës.
2- Marjol Bega, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin tip “Fiat” me targë AN 245 ZV, pa leje drejtimi përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, neni 291 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?