Arrestohen dy të rinj nga Lezha

Policia e Kukësit ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë ditës së djeshme blutë arrestuan në flagrancë dy persona pasi u kapën me 2.5 kg kanabis.

Në pranga kanë rënë dy të rinj nga Lezha, Pashk Biba, 20  vjeç dhe Zef Boçi, 20 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se automjetin tip “Ford” me targa AA 360 FC, ka lëndë narkotike, janë organizuar shërbimet ku u bë e mundur ndalimi i mjetit me drejtues shtetasin Pashk Biba  dhe pasagjer shtetasin Zef Boçi.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford” me targa AA 360 FC, në pjesën e bagazhit u gjet një çantë ku brenda saj kishte 5 qese me lëndë narkotike,  me peshë  rreth 2.5 kg Cannabis Sativa”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe mjetin tip”Ford”, me targa AA 360 FC.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?