Arrestohen këmbyesit – Bllokohen në Elbasan 11 mijë euro të dyshuara falso

Një sasi prej 11 mijë eurosh të dyshuara si të falsifikuara janë sekuestruar në Elbasan.

Në kuadër të operacionit “Këmbyesit” janë arrestuar tre persona, njëri prej tyre i dënuar më parë për falsifikim monedhash.

Sipas policisë tre personat “në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në pikën Exchange të shtetasit me iniciale N.K, në qytetin e Gramshit, kanë këmbyer 3 kartmonedha, me prerje 100 Euro secila të cilat dyshohet se janë false.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë me marjen e informacionit, policia është vënë në ndjekje të tyre dhe në afërsi të fshatit Gostimë, ata janë ndaluar në mjeti tip “Peugeot” brenda të cilës janë gjetur  11.000 Euro, të   dyshuara të falsifikuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të arrestuarit janë Leone (Luan) Duka, 41 vjeç banues në Tiranë, I dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”

Agron Rrucaj, 23 vjeç banues në Mamurras Laç dhe me  banim të përkohshëm  në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim e mbajtje të lëndëve narkotike”.

Nafie Miraka, 19 vjeçe banuese në fshatin Dufshan, Njësia Administrative Pishaj, Gramsh, me banim të përkohshëm në Tiranë.

Hetimet vazhdojë, për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave, i kryer në bashkëpunim”,  parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

Bllokohen në Elbasan 11 mijë euro të dyshuara falso

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?