Arrestohen në Durrës dhe Lezhë nga Policia italiane ROS, dy shqiptarë në kërkim
Policia italiane ROS ka arrestuar në Durrës dhe Lezhë dy shqiptarë të arratisur prej vitesh, kundër të cilëve qe lëshuar një urdhër-arresti për trafikun e paligjshëm të drogës.
Operacioni, që u zhvillua në Shqipëri, erdhi pas një hetimi të koordinuar me policinë e Triestes, Zyrën ndërlidhëse të Policisë shqiptare në Bari dhe Shërbimin Policor të Bashkëpunimit Ndërkombëtar.
Dy shqiptarët janë Astrit Keci dhe Shkëlqim Sufja, që mesa duket u habitën shumë kur panë policinë në dyert e banesave të tyre ku ata fshiheshin që nga viti 2006.
Keci dhe Sufja ishin në krye të grupit Keci që operonte në Shijak dhe që është konsideruar si një nga organizatat kryesore të trafikut të drogës.
KOHA JONË SONDAZH

