Arrestohen sekserët e Universitetit Bujqësor
Policia ka arrestuar sot dy personat që kërkonin ryshfet për provimet në Universitetin Bujqësor Kamëz.
Të arrestuar janë: Besim Nasufi, 63 vjeç, banues në Tiranë, ish përgjegjës shërbimesh për mësimoret në U.B Tiranë dhe Elison Rota, 38 vjeç, banues në Tiranë, ish laburant në U.B Tiranë.
Sipas Policisë “ndalimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se më datat 05.09.2016 dhe 06.09.2016 në emisioni investigativ Fiks Fare, të televizionit Top Channel, janë transmetuar pamje filmike, ku dyshohet se në mënyrë korruptive shtetasi Besim Nasufi dhe Elison Rota në bashkëpunim me njeri tjetrin në intervale të ndryshme kohore kanë marrë rryshfet nga student të ndryshëm me qëllim ndikimin tek pedagogët e Universitetit Bujqesor Kamëz, për sigurimin e notave kaluese gjatë provimeve”.
Nga ana e Specialistëve të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjore të veprimtarisë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga Nenet 245/1 – 25 të Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

