Arrestohen “të fortët” e Matit, si ranë në pranga xhaxha e nip pas sherrit në lokal

Xhaxha dhe nip, njëri 57-vjeç, tjetri 22 janë arrestuar nga policia e Matit pas një sherri me pronarët e një lokali dhe kundërshtimit të punonjësve të policisë. Të dy, si Martin Rica ashtu edhe nipi i tij Gjok Rica nuk janë të panjohur për policinë, pasi rezultojnë të jenë të dënuar për vjedhje me armë dhe plagosje.

DEKLARATA E POLICISE

Më datë 02.10.2016, rreth orës 16.30, shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Mat pas një njoftimi të marrë se në qytetin Ulëz, tek një lokal, dy shtetas po konfliktohen me pronarët e lokalit duke sjellë shqetesime në lokal edhe për klientët, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Policisë pasi kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, i’u kanë komunikuar dy shtetasëve të cilët po konfliktoheshin me pronarët e lokalit, se duhet të shoqëroheshin në Komisariatin e Policisë Mat për sqarimin e rrethanave të konfliktit.(konflik për arsye banale)

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetasi Martin Rica në bashkëpunim me shtetasin Gjok Rica i kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të mos lejuar shoqërimin e tyre, por punonjësit e policisë kanë bërë të mundur shoqërimin e këtyre dy personave në Komisariatn e Policisë Mat për veprime të metejshme proceduriale, ku në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tyre në flagrancë:

Martin Rica, 57 vjeç, lindur e banues në fshatin Bushkash Njesia Administrative Ulëz Bashkia Mat, i denuar 3 ( tre ) herë më parë, për veprat penale të “ Vjedhjes” dhe të “Plagosjes së rëndë me dashje “.

Gjok Rica, 22 vjeç, lindur e banues në Sanxhak Bashkia Lac i dënuar më parë për veprën penale të “ Vjedhjes me armë”. Arrestimi i tyre ( xhaxha e nip) u bë për veprën penale “ Kundershtim i Punonjësit të Policisë Rendit publik’’ parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale në lidhje me këtë ngjarje i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?