Arrestohen vëllezërit Qefalia me 55 kg hashash

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë 5 morrën një informacion në rrugë operative se Haxhi Qefalia ishte duke futur një sasi lënde narkotike në një banesë në fshatin Priskë e Vogël të Njësisë Administrative Zallherr.

Policia shkoi menjëherë në adresën e dhënë dhe gjatë kontrollit të banesës të marrë me qera nga Qefalia, është konstatuar një sasi lënde narkotike e dyshuar si canabis sattiva me një peshë 55.3 kg.

20m larg kësaj banese në tentativë për t’u larguar u ndalua vëllai i tij, Vullnet Qefalia me 3.7 kg kanabis me vete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia thotë se ka arrestuar Haxhi Qefalinë, 36 vjeç lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël dhe vëllain e tij Vullnet Qefalia , 31 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në gjendje të lirë u proceduan çifti i bashkëshortëve Sh. K., 53 vjeç dhe Xh. K, 53 vjeçe nga fshati Priskë e vogël.

Dyshohet se këta që janë pronarët e banesës  ku u gjet lënda narkotike ia kishin dhënë me qera  gjysmën e baneses shtetasit H.Qefalisë dhe në pjesën tjetër të kësaj banese jetonin vetë. Ata akuzohen për moskallëzim krimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?