Arrestohet 14-vjeçari që goditi me gurë autobusin e serbëve

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 14-vjeçarin që qëlloi me gurë autobusin e kombëtares serbe të futbollit, teksa po lëvizte nga Rinasi në drejtim të hotelit ku u akomoduan.

14-vjeçari me inicialet M.Q është identifikuar dhe arrestuar nga blutë disa orë pas ngjarjes, që shkaktoi edhe një incident diplomatik, pasi ambasadori shqiptar në Serbi nuk pranoi të merrte notën e protestës pikërisht për gurin që i riu lëshoi në drejtim të autobusit.

SHKARKO APP