Arrestohet 18-vjeçarja me precedent penal.‘Kristjana Sexobeat’, i vodhi iPhone-in 46-vjeçarit
Është arrestuar nga policia në Tiranë një 18-vjeçare, pasi akuzohet për vjedhjen e një telefoni iPhone 6S. Kristina Ibro 18-vjeçe lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë u kallëzua nga 46-vjeçari me inicialet L. S. se i kishte vjedhur telefonin në banesën e tij në orët e para të mëngjesit të datës 18 Gusht. Pas kallëzimit policia ka arrestuar 18-vjeçaren, ndërsa i është gjetur edhe sekuestruar edhe telefoni që kishte vjedhur. Kristina Ibro është me precedent, pasi 18-vjeçarja rezulton të jetë dënuar më parë për veprën penale, “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”
Kush është Kristina
18-vjeçarja Kristjana Ibro, e njohur ndryshe si ‘Kristjana Sexobeat’, e cila u bë e njohur pas publikimit të bisedave intime me reperin Noizy. Vajza me origjinë nga Korça është diskutuar shpesh në rrjetet sociale, për shkak të fotografive nudo që publikonte në profilin e saj.
Më tetor të vitit 2014, adoleshentja Kristjana Ibro, në atë kohë 16 vjeçe ka qenë protagoniste në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “Neës24”. Ajo u arrestua nga policia me 29 gusht të 2014-ës pas një sherri banal me shoqen e ngushtë, Xhuljana Cela, e cila pas konfliktit në Gramsh humbi edhe fëmijën e saj. Për disa muaj vajza qëndroi në burgun 313 në Tiranë, ndërsa ishte nëna e saj e cila apeloi në ‘Neës24’ për lirimin e vajzës.
Një vit më parë iu vra i dashuri
Kristjana Ibra ishte e dashura e Kevin Rrugovës, i cili u vra me armë zjarri rreth një vit më parë në zonën pranë ish-Ekspozitës në Tiranë. 18-vjeçarja njihet si Kristjana Saxobeat, për shkak të punës së saj si balerinë në lokale nate.
Njoftimi i policisë
Nga ana e specialistëve te Komisariatit Nr 1 është bërë i mundur arrestimi në flagrancë e shtetases: K. Ibro, 18 vjeçe, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale të, “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”
Arrestimi i saj është bërë pasi shtetasi L.S., 46 vjeç, ka kallëzuar se më datë 18.08.2016 në orët e para të mëngjesit në banesën e tij, kjo shtetase i ka vjedhur telefonin e markës iPhone 6S. Pas veprimeve të para hetimore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale kësaj shtetaseje telefoni i markës iPhone 6S.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal. /BalkanWeb

KOHA JONË SONDAZH

