Arrestohet 20-vjeçari që aksidentoi një grua te dera e Ministrisë së Shëndetësisë

Aksidenti tragjik që ndodhi dje te hyrja e Ministrisë së Shëndetësisë, ku një makinë me shpejtësi të madhe goditi një grua, ka sjellë arrestimin e 20-vjeçarit Emiljano Sina.

Aksidenti ndodhi një ditë më parë ndërsa këmbësorja 40-vjeçare L.A. ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Raportohet se 40-vjeçarja ndodhet në reanimacion nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit nuk mundi të frenojë për shkak të shpejtësisë me të cilën lëvizte, por edhe gruaja dallohet se po kalonte rrugën pa e parë dhe se ka reaguar me vonesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Video e aksidentit, ku i riu e merr përpara gruan duke e ngritur lart në ajër, po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?