FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, organizonte lojëra fati

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu, autoritetet kanë proceduar penalisht pronarin e lokalit. I arrestuari është identifikuar me inicialet B. J., ndërsa personi i proceduar është O. D. (R)., të dy banues në Tiranë.

Pronari i lokalit akuzohet  për“Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara dhe “Mbajtja pa leje e municionit “, pasi ky shtetas kishte vënë në dispozicion lokalin e tij për organizimin e lotarive të palejuara, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?