Arrestohet 26-vjecarja ne Lushnje qe rrihte dhe tradhtonte te shoqin
Policia e Lushnjës ka arrestuar 26-vjeçaren Edmonda Trimi pasi dhunonte bashkëshortin.
Ndalimi i saj është bërë nga Komisariati i Policisë Lushnjë me akuzën “Dhunë në familje”.
Edmonda Trimi ka dhunuar të shoqin disa herë dhe rasti i fundit është ai i 10 gushtit 2015.
Pasi ka goditur burrin në sy të fëmijëve duke i shkaktuar plagë në fytyrë ajo është larguar nga banesa.
I shoqi Niko Trimi rrëfeu pak ditë më parë në Neës24 se ajo e tradhëtonte dhe e rrihte.
Por ai ishte i detyruar ta falte për shkak të fëmijëve.
KOHA JONË SONDAZH

