Arrestohet 28 vjeçari i dënuar me 12 vite burg për “vrasje me dashje”

Një 28 vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 12 vite burgim u arrestua nga policia e Tiranës. Në pranga përfundoi Herger Çitaku, banues në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 11.01.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim:

Swiss Digital Desktop Reklama

Herger Çitaku, 28 vjeç, banues në Tiranë

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë më datë 07.12.2016, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 05.12.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 12 vite burg, për veprat penale “Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 79 dhe 278/2 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?