Arrestohet 31 vjeçari, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit

Një 31 vjeçar në Delvinë është arrestuar nga policia pasi ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit. Blutë vunë në pranga shtetasin M. L, banues në Delvinë.

Policia thotë se në biznesin  e tij ”Lloto sport” që ndodhet në lagjen ”Sinan Ballaci” shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe sekuestruar kompjutera dhe televizor që shërbenin për organizimin e lojrave të fatit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit ka rezultuar se këto paisje ishin të pa regjistruara në organet tatimore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kompjutera për organizimin e lojërave të fatit, 2 kompjutera dhe 1 televizor që shërbenin për gara me qen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet në ngarkim të shtetasit të arrestuar i kaluan Prokuorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, si dhe për “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?